Australia detyron “Google” dhe “Facebook” të paguajnë për lajmet
Australia ka miratuar ligjin e parë në botë që synon të bëjë “Google” dhe “Facebook” të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.
Legjislacioni i kodit të lajmeve ishte kundërshtuar ashpër nga gjigantët e teknologjisë amerikane. Javën e kaluar “Facebook” bllokoi të gjithë përmbajtjen e lajmeve për australianët, por ndryshoi vendimin këtë javë pas negociatave me qeverinë.
Pas bisedimeve, ligji u miratua me ndryshime të reja të cilat bëjnë të mundur që “Facebook” dhe “Google” të mos i nënshtrohen kodit. Sidoqoftë, të dy kompanitë tani janë zotuar të paguajnë shuma fitimprurëse për disa botues të mëdhenj australianë. Këto marrëveshje janë parë gjerësisht si një kompromis nga gjigantët e teknologjisë.
Ligji i Australisë është parë si një rast i mundshëm prove për rregullore të ngjashme në vendet e tjera për të marrë pagesa nga platformat digjitale për lajmet. Legjislacioni i ndryshuar u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve këtë të enjte, pasi kaloi më parë përmes Senatit, thotë BBC./tch/