Australia do të ndalojë importet e cigareve elektronike
Australia do të ndalojë importet e cigareve elektronike duke filluar nga janari, në një përpjekje për të frenuar varësinë nga nikotina tek fëmijët. Vendi gjithashtu do të miratojë ligje të reja për të ndaluar, prodhimin, reklamimin dhe furnizimin e tyre.
Cigaret elektronike janë shitur si një mënyrë për të lënë duhanin, por ministri i shëndetësisë i Australisë thotë se ka krijuar një “gjeneratë të re të varësisë nga nikotina”.
Ato janë pajisje me bateri litiumi dhe janë të mbushura me lëngje që përmbajnë nikotinë, aromatizues artificialë dhe një sërë kimikatesh të tjera. Ka qenë e paligjshme për çdo australian të blejë ose importojë cigare elektronike ose vape pa recetën e mjekut që nga viti 2021, por pavarësisht këtyre kufizimeve, shkalla e varësisë ka vazhduar të rritet.
Një studim nga Universiteti i Sidneit në fillim të këtij viti zbuloi se më shumë se një e katërta e adoleshentëve të moshës 14-17 vjeç kishin konsumuar vape. Në maj, qeveria australiane sinjalizoi synimin e saj për të hequr gradualisht përdorimin e vape njëpërdorimshme, por deri më tani ajo nuk kishte dhënë një afat kohor konkret.
Ndalimi i importit do të fillojë më 1 janar, dhe se deri në mars do të ndalohet hyrja në vend. Importuesit dhe prodhuesit do të duhet gjithashtu të respektojnë rregulloren më të rreptë të qeverisë në lidhje me shijet, nivelet e nikotinës dhe paketimin e produkteve të tyre.
Ekspertët kanë paralajmëruar se ende nuk dihet mjaftueshëm për ndikimet afatgjata të tyre. Njoftimi i Australisë vjen vetëm disa ditë pasi qeveria e Zelandës së Re hoqi ndalimin për pirjen e duhanit.