
Australia i hap rrugë prodhimit të vaksinave “AstraZeneca”
Rregullatori i ilaçeve në Australi ka dhënë dritën jeshile për prodhimin lokal të vaksinës AstraZeneca, me dozat e para që priten në ditët në vijim, ndërsa fillon faza e dytë e programit të imunizimit.
Miratimi i Administratës së Mallrave Terapeutike (TGA), i njoftuar të dielën, do të lejojë Laboratorin e Serumit të Comoonëealth (CSL) të prodhojë vaksinën Australiane në dy laboratorët e saj të Melburnit.
TGA, ka rishikuar të gjitha provat në dispozicion dhe ka përcaktuar se vaksina AstraZeneca mund të administrohet në mënyrë të sigurt me largësi 4-12 javë.
Duke u mbështetur në këshillat e TGA dhe gjithashtu nga zbatimi i programit ndërkombëtarisht, Grupi Këshillues Teknik Australian për Imunizimin ka përcaktuar që për të krijuar përgjigjen më të mirë imune, për të siguruar mbrojtjen klinike më efektive dhe për të maksimizuar mbulimin më të gjerë të komunitetit, vaksina duhet të administrohen me 12 javë larg.