Australia ka thyer rekord për dordolecin më të lartë deri më tani
04 shkurt 2020
| 11:41
Ndryshimet klimatike janë duke i sfiduar të gjitha shtetet, po ashtu edhe shtigjet australiane të skijimit.
Megjithatë, dy persona në Australi nuk i kanë ndaluar përpjekjet që të thyejnë rekord, për dordolecin më të lartë ndonjëherë.
Libri i rekordeve të Ginisit e ka njohur dordolecin Riesi, që nënkupton gjigant, si më të gjatin deri më tani, që ka 38.04 metra.
Deri më tani rekordin e mbante Olimpia e gjatë 37.21 metra, një dordolec grua e ndërtuar në Maine të Shteteve të Bashkuara gjatë vitit të kaluar.