Australia kërkon që OBSH-ja të jetë pjesë e hetimit për përhapjen e koronavirusit

23 prill 2020 | 13:18

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaron se OBSH duhet të marrë pjesë në një hetim të pavarur lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Morrison bisedoi në telefon me disa liderë botërorë, përfshirë kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

“Nëse jeni pjesë e një organizate si OBSH, ju duhet të keni detyrime dhe përgjegjësi”- tha ai .

“Ne duam që bota të jetë më e sigurt dhe shpresoj që çdo vend, qoftë Kina apo një tjetër, të ketë të njëjtin qëllim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas…