Australia kundër ofensivës në Rafah: Shkatërruese për civilët
08 maj 2024
| 13:41
Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong ia ka përsëritur Izraelit kundërshtimin e saj ndaj ofensivës tokësore në Rafah, duke denoncuar efektet e mundshme “shkatërruese” mbi civilët.
“Më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve të Gazës po strehohen në Rafah, duke i shpëtuar luftimeve diku tjetër. Ndikimet mbi civilët palestinezë nga një operacion ushtarak në shkallë të gjerë do të ishin shkatërruese”, ka thënë ajo.
Canberra vazhdon “të bëjë thirrje për një armëpushim humanitar për të lejuar lirimin e pengjeve dhe rrjedhjen e lirë të ndihmës” dhe mbështet “punën e vazhdueshme të Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje”, përfundoi Wong.