Organizatorët e garës së tretë sezonale të Botërorit të këtij viti nuk duan që të përsëritet e njëjta histori si me Novak Djokovic, të cilit iu anulua viza në prag të Australian Open.

Sipas “The Mirror”, autoritetet e garës ia kanë bërë tashmë të qartë pilotëve që nuk do të lejohen të garojnë pa vaksinë. Drejtori ekzekutiv i Çmimit të Madh, Andrew Westacott, këmbëngul se rregullat janë të qarta dhe të gjithë garuesit dhe stafet e ekipeve duhet të kenë marrë dozë.