Australia planifikon t’i ndalojë mediet sociale për moshat nën 16 vjeç
Kryeministri australian Anthony Albanese ka thënë se qeveria e tij do të ndalojë ligjërisht mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, propozimi i parë i tillë në botë.
“Rrjetet sociale po dëmtojnë fëmijët tanë dhe unë dua t’i jap fund kësaj”, tha Albanese në një konferencë për shtyp.
Ligji do të dërgohet në parlament këtë vit dhe do të hyjë në fuqi dymbëdhjetë muaj pasi deputetët ta pranojnë, shtoi ai.
Përdoruesit me pëlqimin prindëror nuk do të bëjnë përjashtim.
“Rrjetet sociale do të kenë detyrimin për të penguar aksesin. Kjo barrë nuk do të jetë mbi fëmijët apo prindërit”, tha kryeministri.
Ministrja e Komunikimeve Michelle Rowland sqaroi se ligji do të zbatohet për platformat e Metës Instagram dhe Facebook, si dhe për TikTok dhe Elon Musk X, dhe ndoshta edhe për YouTube.