Australia shënon rekord të ri me numrin e rasteve me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit në Australi janë shfaqur 1,323 raste të reja me COVID-19 duke u shënuar kështu një rekord i ri. Derisa atje janë duke vazhduar diskutimet që qytetarët të fillojnë të mësohen të jetojnë në mesin e virusit. Kjo pasi ata janë në një mbyllje të përkohshme për ta luftuar koronavirusin.
Në shtetin e Australisë i cili ka më së shumti banorë janë shfaqur 1,218 raste të reja me COVID-19, edhe pse për nëntë javë me radhë janë të mbyllur. Masa kufizuese e lëvizjes është duke vazhduar të zgjasë deri në fund të shtatorit.
Drejtuesja e këtij shteti, Gladys Berejiklian, u zotua ta rihapë shtetin pasi të vaksinohen qytetarët nga mosha 16 vjeç kundër COVID-19.
Ajo deklaroi se shteti ka arritur në gjysmën e rrugës për të arritur objektivin për vaksinimin e popullsisë.
Victoria, shteti i dytë për nga numri i popullsisë, sot ka pasur 92 raste të reja me koronavirusin. Po ashtu edhe kjo pjesë e Australisë është në bllokim, drejtuesi i këtij vendi, Daniel Andreës, ka thënë se bllokimi do të zgjasë dhe se nuk dihet deri kur.
“Ne kemi parë shumë raste të reja sot, hapjen e vendit do ta konsiderojmë javën që vjen”,ka thënë Andreës.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, u ka bërë thirrje shteteve të rihapin kufijtë e tyre sapo të arrihet objektivi i vaksinimit të 710 përqind të popullsisë duke filluar nga 16 vjeçarët.
Deri tani në Australi janë vaksinuar 33.7 përqind e qytetarëve, deri në mes të nëntorit pritet të vaksinohen 80 përqind e popullsisë, shkruan Reuters.