Australia tërheq kandidaturën, Arabia Saudite favorite absolute për 2034-n

31 tetor 2023 | 15:29

Australia ka vendosur të heqë dorë nga oferta e saj për të pritur Kupën e Botës 2034, duke forcuar më tej pozitën e Arabisë Saudite, e cila është më e favorizuar se kurrë për të pritur këtë ngjarje.

“Ne kemi konsideruar aplikimin për të pritur Kupën e Botës dhe, pasi kemi marrë parasysh të gjithë faktorët, kemi vendosur të mos e bëjmë këtë për garën që do të mbahet në vitin 2034”, shkroi Federata e Futbollit e Australisë në një njoftim për shtyp.

Pasi njoftoi fillimisht se po vlerësonte një kandidaturë të përbashkët me Australinë për vitin 2034, rreth dhjetë ditë më parë federata e futbollit indonezian mbështeti më pas kandidaturën saudite, tashmë të mbështetur zyrtarisht nga Konfederata e Futbollit Aziatik.

Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve është caktuar më 31 tetor nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA). Pas përcaktimit në fillim të tetorit të Spanjës, Marokut dhe Portugalisë si mikpritëse të edicionit 2030 të Kupës së Botës, FIFA kishte nisur një thirrje për aplikime për atë të vitit 2034, duke e kufizuar atë në konfederatat aziatike dhe oqeanike, në emër të parimit të shpërndarjes çdo 4 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në një ceremoni solemne ka…