![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/australian-open.jpg)
Australian Open: Eliminohet Alcaraz, surpriza te femrat
Janë mbyllur sot ndeshjet çerekfinale të grand slam-it të Australian Open, duke zbuluar edhe gjysmëfinalistët e fundit.
Pas një beteje që zgjati 4 orë, numri 3 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi 3-2 ndaj polakut Hubert Hurkacz (7-6, 2-6, 6-3, 5-7, 6-4). Një fitore e vështirë për rusin ndaj polakut, numri 9 në botë.
Në gjysmëfinale shkon edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-1 spanjollin Carlos Alcaraz (6-1, 6-3, 6-7, 6-4). Një ndeshje e fortë, sidomos në dy setet e fundit, me Zverev që rikthehet protagonist.
Te femrat, gjysmëfinalja e dytë është një surprizë e vërtetë. E para që avancoi më tej është Dayana Yastremska e Ukrainës, që vjen nga faza kualifikuese. Ajo ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm në këtë turne, duke shkuar deri në gjysmëfinale. Yastremska fitoi sot 2-0 (6-3, 6-4) ndaj çekes Linda Noskova. Përballë do të jetë në gjysmëfinale kinezen Qinëen Zheng, që befasoi me fitoren 2-1 (6-7, 6-3, 6-1) me përmbysje ndaj ruses Anna Kalinskaya, që ishte favorite.