Australian Open mund të zhvendoset në Dubai

01 tetor 2021 | 17:24

Për momentin duket vetëm si një ide, si një hipotezë, por ditët e fundit janë shtuar zërat se grand slam i Australian Open, turneu i parë i madh i vitit 2022 në tenis, të zhvillohet në një shtet tjetër dhe jo në Australi.

Gjithçka mund të ndodhë për shkak të masave të rrepta anti-Covid që ekzistojnë në Melburn, që u aplikuan edhe këtë vit, por që sollën mjaft pakënaqësi te tenistët. Ideja është që ky turne të zhvillohet në Dubai, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, pasi organizatorët shpresojnë që situata deri në janar të jetë më e mirë.

Përvoja e vjetshme ishte një makth për tenistët, që qëndruan dy javë në karantinë pas mbërritjes në Melburn. Më pas ata qëndronin të izoluar dhe dilnin nga hoteli vetëm për stërvitje dhe ndeshje. Ndaj tenistët nuk duan ta përjetojnë sërish këtë situatë, ndërkohë që në turnetë e tjerë ka pasur më shumë lirshmëri.

Në Dubai janë gati t’i mirëpresin kualifikueset e meshkujve të Australian Open ashtu sikurse edhe këtë vit. Por ata synojnë të organizojnë të gjithë turneun, pasi aty zhvillojnë fazën përgatitore gjatë dimrit shumica e tenistëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koloneli Mamady Doumbouya është betuar në postin e presidentit të…