Australianët e padisin kompaninë “Samsung”
05 korrik 2019
| 12:14
“Samsung” është paditur nga një përdorues australian pasi që ka bërë deklarata jo të vërteta se telefonat e tyre janë rezistent ndaj ujit.
Konkurrenca Australiane dhe Komisioni i Konsumatorëve (ACCC) ka vendosur ta padisë kompaninë “Samsung”, sepse në reklamat e saj kjo kompani ka bërë pretendime mashtruese në lidhje me vetitë që rezistojnë ndaj ujit të telefonave të saj, raporton “Reuters”.
ACCC ka treguar se kishte shqyrtuar më shumë se 300 reklama të “Samsung” para nisjes së veprimit të saj ligjor.
Kurse, “Samsung” sipas “Reuters” do të mbrojë çështjen dhe qëndroi pranë reklamave të saj.