
Australiani që dhuroi gjak për 60 vjet rresht, vendosi të mos dhurojë më
15 maj 2018
| 10:57
Australiani James Harrison, apo njeriu “me krahun e artë” siç njihet ndryshe, ka dhuruar gjak për gati 60 vjet.
Tani 81-vjeçari ka vendosur të tërhiqet, duke mbyllur kështu një kapitull monumental. Sipas Kryqit të Kuq, australiani Harrison ka ndihmuar të shpëtohen jetët e me shumë se 2.4 milionë foshnjave në vend.