Australiani theu një rekord të pazakontë në Guinness
02 janar 2024
| 09:26
Një burrë australian tha se iu deshën gjashtë muaj stërvitje për të thyer një rekord të pazakontë botëror: koha më e shpejtë për të veshur 10 palë brekë.
Nicholas Manning nga Brisbane tha se ai gjithmonë donte të thyente një rekord botëror Guinness dhe përfundimisht vendosi të thyente një rekord të pazakontë, transmeton Telegrafi.
Manning tha se iu deshën gjashtë muaj praktikë për të zhvilluar dhe përmirësuar teknikën e tij.
Ai e theu me sukses rekordin me kohën 13.03 sekonda.