
Austri: Policia mezi e arreston kosovarin, lëndohen dy policë
Patrulla e policisë ishte paraqitur në vendin e ngjarjes pasi ish-e dashura e të dyshuarit kishte ushtruar kallëzim penal ndaj kosovarit 38 vjeçar.
Një 38-vjeçar ka ushtruar rezistencë kundër policëve që donin ta hetonin për vepra të dyshuara penale. Kjo ka ndodhur mëngjesin e së martës, 22 prill 2025 (sot), në Graz. Dy policë nga komisariati i Karlauerstrasse kanë pësuar me këtë rast lëndime të një shkalle të papërcaktuar, transmeton albinfo.at.
Patrulla e policisë Karlauerstrasse ishte paraqitur në Overseegasse pak pas orës 9 të mëngjesit pasi ish-e dashura e 38 vjeçarit kishte bërë kallëzim penal për disa shkelje për të dyshuarin, një kosovar 38 vjeçar. Pasi i akuzuari nuk pranoi të hapte derën për policët, vëllai i tij arriti të hapte derën e banesës me çelës. Papritur dhe pa paralajmërim, i dyshuari 38-vjeçar është paraqitur me forcë drejt derës së hyrjes.
Kosovari që në fillim ishte jashtëzakonisht agresiv dhe jo bashkëpunues. Më pas i dyshuari ka tentuar të mbyllë derën me forcë. Punonjësit e policisë që kanë ndërhyrë kanë tentuar ta parandalojnë këtë dhe kanë bërë arrestimin, shklruan 5minuten.at.
Për arrestimin e tij është dashur të përdoret sprej piper. Por, pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të rezistojë dhe sërish ka sulmuar fizikisht në qafë njërin nga policët, përcjell albinfo.at. Megjithatë, dy policët me ndërhyrjen e tyre të guximshme dhe përdorimin e forcës fizike kanë arritur të arrestojnë më në fund kosovarin agresiv.
Ata të dy kanë pësuar lëndime të një shkalle të papërcaktuar dhe u është dashur të ndërprisnin turnin e tyre të punës pasi morën trajtim mjekësor ambulator në UKH Graz.
I dyshuari gjithashtu ka pësuar lëndime të një shkalle të pacaktuar gjatë arrestimit. Pas trajtimit të tij ambulator në UKH Graz, ai u transferua në Qendrën e Paraburgimit të Policisë në Graz.