Austri: Shqiptari nga Kosova ther me thikë ish të dashurën
Një kosovar është arrestuar në kryeqytetin e Austrisë, Wien.
Ai dyshohet se të premten më 27 tetor e ka therur me thikë ish të dashurën e tij.
Ngjarja ndodhi në Liesing, afër shtëpisë së viktimës, shkruajnë mediat austriake.
Ajo kishte marrë plagë në shpinë dhe shpatull, njoftoi policia austriake.
Raportohet se policia u thirr nga një dëshmitar në vendin e ngjarjes.
39-vjeçari nga Kosova kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por brenda pak kohësh arrestua nga Njësia Speciale e Vjenës (WEGA).
Thika e përdorur ishte ende e gjakosur.
Arma e ftohtë u gjet nga autoritetet e rendit në vendin e krimit.
Pas arrestimit, i dyshuari ka refuzuar të dëshmojë.
Hetimet e tentim vrasjes, po udhëhiqen nga Zyra e Policisë Kriminale në Wien.
Gruaja 39-vjeçare ka marrë ndihmë mjekësore urgjente nga shërbimi profesional i shpëtimit dhe është dërguar në spital.
Raportohet se jeta e saj është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani besohet se deri tek ngjarja e rëndë erdhi pasi një konflikti mes çiftit, për shkak se kosovari nuk mund të pajtohej me ndarjen nga ish e dashura e tij.