Austria sot heq një pjesë të kufizimit

14 prill 2020 | 09:41

Austria, duke filluar nga sot, do të rihapë një pjesë të dyqaneve si pjesë e nismës për lehtësimin e masave të izolimit, të cilat ishin marrë për ta luftuar përhapjen e virusit “Korona”.

Qendrat për produkte të kopshtit, dyqanet me vetëshërbim dhe dyqanet e vogla do të jenë të parat që do të hapen si pjesë e planit për ta riaktivizuar ekonominë në vendin e Evropës Qendrore.

Megjithatë, rregullat e rrepta për distancim social do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, ndërsa nga autoritetet është kërkuar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe banesa sa më shumë që është e mundur. Madje Austria e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës për ata që shkojnë në dyqane dhe barnatore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për…