Austria fut Kosovën në listën e gjelbër
Austria ka vënë Kosovën në “listën e gjelbër” epidemiologjike.
Siç ka njoftuar “cdm.me”, dekreti do të hyjë në fuqi nga e enjtja.
Udhëtarët nga vendet e “listës së gjelbër” do të mund të hyjnë në Austri pa karantinë nëse kanë një certifikatë vaksinimi me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave si “Pfizer”, “Moderna”, “Astra Zeneca” dhe “Johnson & Johnson” dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) – Sinofarm Kinez dhe Sinovak.
Autoritetet austriake nuk e pranojnë vaksinën ruse “Sputnik”.
Ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi duhet të kenë me vete një certifikatë të Covid-19, ose një test negativ PCR ose antigjen.
Pasagjerët që vijnë nga vendet e listës së gjelbër, në këtë rast edhe Kosova nga e enjtja, nuk duhet të plotësojnë regjistrimin elektronik para udhëtimit.