Austria heq kufizimet anti-COVID për pasagjerët shqiptarë

23 qershor 2021 | 15:28

Austria ka hequr të gjitha kufizimet anti-COVID për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike duke nisur prej ditës së nesërme.

Lajmi është bërë me dije nga aeroporti i Rinasit në faqen e tij zyrtare.

Në njoftim thuhet se pasagjerët nuk kanë nevojë për asnjë kriter testi apo vaksine, ndërsa vizat për rastet e aplikueshme do të vazhdojnë si më parë.

Për pasagjerët që udhëtojnë drejt Austrisë nevojitet vetëm një maskë FFP 3, e ilustruar me foto në faqen e Aeroportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë…