Austria i ofron ndihmë Kosovës në procesin e integrimit evropian

07 maj 2021 | 16:20

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në këtë takim është biseduar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ministri Murati ka falënderuar Ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Gjithashtu, ai e ka njoftuar ambasadorin Weidinger për masat që ka ndërmarrë Qeveria për zbutjen e ndikimit që pandemia Covid-19 ka pasur në ekonominë e vendit si dhe për hapat që do të marrë Qeveria për rimëkëmbjen e vendit.

Ndërsa ambasadori austriak Christoph Weidinger, e ka falënderuar ministrin Murati për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Austrisë për vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në projekte të përbashkëta si dhe ofrimin e ndihmës në integrimin evropian të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka pohuar se dy aktivistë…