Austria kërkon siguri ekonomike që ta mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër

25 korrik 2018 | 19:53

Ministri i Diasporës Dardan Gashi, ka thënë se kompanitë austriake po frikësohen nga pasiguria ekonomike e Kosovës, sa i përket mbulimit me Karton të Gjelbër.

Gashi, gjatë raportimit të tij para komisionit parlamentar, ka thënë se si qeveri kanë propozuar që në mënyrë që Austria të ndihmojë për Kartonin e Gjelbër, të hyjnë në dorëzani me kompanitë austriake, që në rast të vonesave, të jetë qeveria ajo që i merr përsipër përgjegjësitë financiare.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia…