Austria lehtëson masat e izolimit
Austria ka lehtësuar masat e izolimit, pavarësisht niveleve të larta të infeksionit dhe varianteve më infektuese të virusit.
Shkollat janë rihapur derisa nxënësit do të marrin teste të rregullta antigjeni.
Dyqanet, muzetë dhe kopshtet zoologjike gjithashtu janë rihapur, me numër të limituar të klientëve.
Sallonet e parukerisë dhe sallonet e tjera të bukurisë tani janë të hapura për biznes, por njerëzit duhet ta dëshmojnë me teste që nuk janë të infektuar para se të mund t’i presin flokët.
Maskat “FFP2” janë të detyrueshme në dyqane dhe në hapësira publike të mbyllura.
Restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura.
Në anën tjetër, ka disa shqetësime në lidhje me këtë vendim, veçanërisht me shfaqjen e disa rasteve të variantit të Afrikës së Jugut në provincën e Tirolit.
Duke njoftuar lehtësimin e masave javën e kaluar, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se drejtimi më i duhur do të ishte qëndrimi në bllokim.
Sipas tij, fëmijët kishin nevojë të ktheheshin në shkollë, dhe se papunësia duhej të frenohej.
Kurzi ka deklaruar se bllokimi do të vendoset përsëri nëse numrat e infeksioneve të reja shkojnë shumë lartë.