Austria mbështet transformimin e FSK-së
Ministrja për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, ka dhënë vlerësime pozitive për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në një konferencë për medie, pas takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ajo ka thënë se Austria mbështet transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
Sipas saj, njëra nga arritjet me të mëdha të kësaj force është rekrutimi i pjesëtarëve nga komunitetet pakicë.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se
mbështetja e fuqishme austriake për Kosovën është dëshmuar gjatë historisë.
Ai ka shtuar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje nga çështjet që ndërlidhet në nivelin e marrëdhënieve dypalëshe ashtu edhe në ato shumëpalëshe.
“Gjatë këtij takimi rikonfirmuam se mbështetja austriake për Kosovën do të jetë e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse: nga liberalizimi i shpejtë i vizave, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, integrimi në strukturat euroatlanike, lobimi tek pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si dhe mbi dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Pacolli.