Austria mbyll shtatë xhami
08 qershor 2018
| 15:03
Austria ka bërë me dije se do të mbyllë shtatë xhami dhe se do t’i dëbojë imamët që, sipas saj, financohen nga qeveri të huaja.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se këto masa janë goditje mbi islamin politik.
Disa xhami dyshohet se kanë lidhje me nacionalistët turq.
Zyra e presidentit turk e ka cilësuar veprimin e Austrisë si “islamofobik, racist dhe diskriminues”.
Qeveria austriake ka thënë se 60 prej 260 imamëve në vend po hetohen, nga të cilët 40 i përkasin ATIB-it, një grup mysliman i afërt me Qeverinë turke.
“Shoqëritë paralele, islami politik dhe tendencat e radikalizmit nuk kanë vend në Austri”, ka thënë Kurzi.