Austria merr kryesimin e BE-së
30 qershor 2018
| 16:15
Në Schladming të Austrisë u mbajt të shtunën ceremonia zyrtare e pranimit të kryesimit gjashtëmujor me Bashkimin Evropian (BE).
Austria të dielën do të filloj kryesimin gjashtëmujor me BE-në, ndërsa njëri nga prioritetet e vendit gjatë këtij kryesimi do të jenë migracioni dhe afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, raporton Anadolu Agency.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit morën pjesë kryeministrat e Austrisë dhe Bullgarisë, Sebastian Kurz dhe Boyko Borisov, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.