Austria mezi e mposhti Kosovën
25 korrik 2018
| 17:23
Hendbollistët e Kombëtares U-20 të Kosovës të mërkurën e kanë luajtur ndeshjen e katërt në kuadër të kampionatit evropian që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Kosova në këtë ndeshje pësoi humbje nga Austria me rezultat 24:18, por paraqitja e djelmoshave të Kosovës ishte për çdo lëvdatë. Pas pjesës së parë rezultat ishte 14:9 në të mirë të Austrisë dhe një diferencë e afërt e golave u mbajt deri në fund të sfidës.
Tërë ndeshja u përshkrua me një lojë të nivelizuar me një epërsi të lehtë të austriakëve, por hendbollistët e Kosovës nuk mundën të bënin edhe një hap drejt barazimit. Për Austrinë ishte fitorja e tretë, krahas një barazimi. Ndërkohë Kosova pësoi humbjen e tretë. Ndeshjen e radhës Kosova e luan nesër ndaj Bullgarisë.