Austria premton mbështetje të plotë për Kosovën në rrugëtimin drejt BE-së

15 shkurt 2021 | 23:10

Ministria e Jashtme e Austrisë ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Austria ka premtuar mbështetje të plotë duke thënë se është një partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt BE-së.

“Zgjedhjet demokratike në Kosovë kanë rezultuar në një mandat të fortë dhe kanë sjellur pritje dhe përgjegjësi të mëdha. Austria mbetet partner i përkushtuar ndaj Kosovës dhe po pret që të punojë për nga afër në rrugëtimin e Kosovë drejt BE’së”, thuhet në komunikatë.

Kur janë numëruar mbi 99% të votave LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i ka uruar…