Austria rrit masat e sigurisë përpara festimeve të Vitit të Ri në Vjenë

31 dhjetor 2024 | 16:30

Pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, autoritetet në Austri po rrisin sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri në Vjenë.

“Policia do të bëjë çdo gjë të mundshme njerëzore për të garantuar sigurinë e të gjithëve në këtë qytet, veçanërisht në këtë mbrëmje. Do të ketë zero tolerancë për protestuesit, hedhësit e fishekzjarreve dhe të ngjashme”, paralajmëroi Gerhard Karner, Ministri i Brendshëm i Austrisë.

“Javët e fundit tashmë janë bërë përgatitje të gjera”, shtoi ai.

Austria është aktualisht në nivelin e katërt nga pesë të alarmit terrorist. Sipas Shërbimit të Sigurimit dhe Inteligjencës Shtetërore, aktualisht nuk ka indikacione konkrete se ngjarjet e Vitit të Ri në Austri janë të rrezikuara, megjithatë kërkohet vigjilencë e shtuar.

“Për sa i përket situatës së kërcënimit në natën e Vitit të Ri, duhet theksuar se nuk kemi indikacione konkrete për një kërcënim për ngjarjet në natën e Vitit të Ri në Vjenë apo në shtete të tjera federale”, ka theksuar Sylvia Mayer, nënkryetare e Sigurimit të Shtetit dhe Shërbimit Informativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrat Xhelal…