Austria sërish në epërsi kundër Maqedonisë së Veriut (Video)
13 qershor 2021
| 19:44
Austria ka kaluar në epërsi 2:1 kundër Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen hapëse të Grupit C, që po zhvillohet momentalisht në Bukuresht.
Michael Gregoritsch shënoi për 2:1 për Austrinë në minutën e 79-të.
Ai e mposhti portierin maqedonas me një goditje nga afërsia, pasi u shërbye për mrekulli nga David Alaba. Gregoritsch golin ia kushtoi Christian Eriksenit të Danimarkës, i cili i mbijetoi një arresti kardiak në fushë të shtunën, me fjalët “Qëndro i fortë Eriksen”.