Austria shënon fitore kundër Kosovës
05 gusht 2023
| 22:50
Kosova U20 femrat pësoi humbje nga Austria me rezultat 50:83 (12:15, 6:24, 20:16, 12:28).
Periudha e parë ishte e barabartë, por dallimi i madh dhe vendimtar në çerekun e dytë. Përkundër se Kosova ishte më e mirë në periodën e tretë, nuk arriti rikthimin e madh dhe pësoi 50:83.
Enisa Kamerolli shënoi 16 pikë, ndërsa 12 shtoi Anilë Selmani.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni B për femra U20, përkatësisht vendet 9-17.
Kosova pësoi katër humbje në rrethin e dytë me grupe.