Austria vendos që kosovarët të karantinohen për 14 ditë, me ose pa rezultate të testit për Covid-19

22 korrik 2020 | 08:12

Shteti i Austrisë ka shtrënguar masat sa i përket hyrjes së qytetarëve të zonave të rrezikuara nga koronavirusi, raporton Zeit im Bild.

Nga e premtja e ardhshme, ky shtet ka vendosur masën e izolimit 14 ditor për të gjithë personat që do të hynë në Austri nga vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, edhe në qoftë se ata kanë rezultatet negative të testit për koronavirus.

“Nga e premtja, udhëtarët nga zonat e rrezikuara nga koronavirusi duhet automatikisht të futen në karantinë për 14 ditë. Sidoqoftë, vetëm ata që mund të tregojnë një test PCR negativ nga një laborator i certifikuar lejohen të hyjnë në vend. Nëse jeni banues në Austri ose keni nënshtetësi austriake, mund të paraqisni një provë brenda 48 orëve – edhe nëse testi është negativ, masa e karantinës ende vlen. Kjo prek veçanërisht vendet e Ballkanit”, raporton ZIB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, po e konsideron joserioze ftesën…