Austria zbaton këshillat e OBSH-së, 15 mijë teste në ditë për COVID 19
Duket se thirrjes së kreut të OBSH-së për kryerjen e sa më shumë testeve, Austria e ka marrë shumë seriozisht.
Qeveria njoftoi se numri i testeve që do të kryhen brenda një dite do të rriten më shumë ndërkohë që në këto momente janë bërë 15 mijë teste.
Kancelari Sebastian Kourts shprehet se përgjigjet e të gjitha testeve do të jepen ditën e premte (27 mars).
“Qëllimi më i rëndësishëm është: test, test, test”, tha kancelari dhe drejtuesi i Partisë Popullore në një konferencë të përbashkët shtypi në Vjenë, me nënkancelarin dhe drejtuesin e pushtetit Greens Werner Kogler.
Ai u bëri thirrje nëntë Länder austriake dhe Ministrit të Shëndetësisë të bëjnë gjithçka për të rritur potencialin e testeve.
Siç shpjegoi ai, këto “prova të shpejta” mund të mos jenë me të njëjtën cilësi, por kjo është mundësia e vetme që të testosh qindra mijëra njerëz në ditë.
Në konferencën për shtyp, kancelari i kërkoi publikut që të zbatojë rregullat për kufizimet e daljes, duke theksuar se varet nga ata që të bëjnë gjithçka për të parandaluar situata si Italia apo Spanja.
/Ora News.tv/