Austriaku i shpëton jetën çiftit turk gjatë vërshimeve, shihni momentin
Një akt heroik i një burri austriak i cili i shpëtoi jetën e një çifti turk në qytetin austriak Hallein.
Hallein, një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë, ishte një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave, i cili mbyti dhjetëra në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës.
Dhe sipas mediave turke, kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, Salih dhe Ayşe Karaaslan e gjetën veten përballë një zgjedhjeje të vështirë: të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt kur përmbytjet filluan të përfshinin vendin ose të qëndronin aty.
Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, vetëm për t’u bartur nga rryma e fortë. Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.