Autoambulanca të reja për Prizrenin dhe Lipjanin
10 mars 2018
| 16:02
Ministri i Shendetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në dhurimin e autoambulancave të reja për Janjevën në Lipjan dhe për Reçanin në Prizren.
Ministri përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook ka shkruar se këto autoambulanca do ta lehtësojnë ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të nevojshme për komunitetet në këto komuna.
“Reforma jonë në shëndetësi do të prekë të gjitha komunat dhe të gjithë qytetarët pa dallim. Kosova ka bërë rrugë të madhe në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe këtë do ta bëjë edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Me punë të përditshme, ne do ta realizojmë misionin tonë që të zbusim varfërimin e qytetarëve si pasojë e shpenzimeve për shërbime mjekësore”, ka shkruar ai.