Autobiografia e Princit Harry shënon rekord shitjesh, i pari libër joletrar me nivele të larta
Autobiografia e Princit Harry “Spare” u publikua të martën më 10 janar dhe fragmentet rreth familjes mbretërore britanike po bëjnë xhiron e rrjetet.
Sipas të dhënave të shtëpisë botuese, Penguin Random House, autobiografia e Princit Harry po shënon rekorde shitjesh që në ditën e parë të publikimit. Më konkretisht, shënon shitjet më të larta të regjistruara për një libër joletrar.
Autobiografia ‘Spare’ e Princit Harry arrin në shitje rekord
Kur u shpall libri, dy milionë kopje u shtypën në SHBA dhe kopje të tjera janë ende duke u shtypur për shkak të kërkesës së madhe.
Autobiografia e Princit Harry po publikohet në 16 gjuhë të ndryshme ndërsa pritet të publikohet në mbarë botën.
Gina Centrello, presidente dhe botuese e Random House Group, tha: “Ndërsa shumë libra për jetën e figurave publike mund të klasifikohen si kujtime të famshëm, Spare nuk është i tillë.
I prekshëm dhe i sinqertë, i guximshëm dhe intim, historia e Spare është ajo që ne e dinim tashmë, por tani mund ta kuptojmë përmes fjalëve të tij”.
Lidhur me shitjet e shumta të librit, Centrello tha: “Duke parë shitjet e shumta në ditët e para, lexuesit duket se janë dakord se “Spare” është një libër i domosdoshëm dhe një libër që ne jemi krenarë ta botojmë!”
Megjithatë, libri i ka ndarë lexuesit e tij. Shumë e lavdërojnë Princin Harry për ndershmërinë e tij, ndërsa të tjerë besojnë se ai po gënjen.