Autobusët, taksitë dhe kombibusët do të punojnë me gjysmën e kapaciteteve

29 korrik 2020 | 12:35

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka rikujtuar masat e reja që qeveria e Kosovës i ka marrë gjatë ditës së djeshme.

Disa prej tyre kanë hyrë në fuqi mbrëmë.

Hoti ka bërë të ditur se tani me këtë vendim , autobusët, kombibusët dhe taksitë do të punojnë me gjysmën e kapacitetit të tyre.

Njoftimi i plotë:

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19

Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare

Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve

Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private

Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura

Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale

Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve

Reduktim stafi në institucione

Çerdhet publike dhe private lejohen pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat

Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete

Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.

Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmorët Murat dhe Enver Haliti janë dekoruar me urdhrin “Hero…