Autobusi bie nga ura në Varshavë

26 qershor 2020 | 19:41

Një person humbi jetën dhe 20 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Varshavë ku u përfshi një autobus i transportit publik.

Autobusi fizarmonikë u përplas me barrierat e rrugës dhe më pas ra nga ura mbi lumin Vistola në kryeqytetin polak.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe hasën në vështirësi në nxjerrjen e pasagjerëve të tjerë, për shkak se autobusi punonte me gaz dhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktonte ndonjë shpërthim.

Në momentin e aksidentit në autobus udhëtonin 40 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bujar Berisha, New York Populli thotë: "Sa më ngushtë-aq më…