Autobusi i “Barileva Turist” prishet në mes të rrugës, dhjetëra bashkatdhetarë ngecin në Gjermani
04 shtator 2022
| 21:59
Një autobus i kompanisë “Barileva” i linjes Prishtinë-Frankfurt, ka pasur defekte gjatë udhëtimit.
Kjo ka bërë që diku në Gjermani, autobusi të prishet dhe dhjetëra udhëtarë të mbesin në mes të rrugës.
Në videon e dërguar në adresën e Indeksonline shihet se si udhëtarët kanë dalur për t’u freskuar nga autobusi, tashmë i vendosur anash rrugës.
Në ndihmë u kanë dalur edhe njësitet përkatëse.