Autobusi i famshëm largohet nga Alaska, njerëzit rrezikonin jetën për ta vizituar (Video)
Një autobus i braktisur në një zonë të Alaskës, i popullarizuar nga libri “Into the Wild” dhe filmi me të njëjtin emër, u hoq të enjten.
Autobusi, i përdorur si një strehë për aventurierët, ka tërhequr prej kohësh njerëzit në një zonë pa shërbim celular dhe me mot të paparashikueshëm.
Në libër, Chris McCandles, një i diplomuar nga kolegji u ndoq me vrap në të gjithë Amerikën. Ai përfundoi duke vdekur nga uria në të njëjtin autobus, i cili raportohej se ishte braktisur në zonë në vitet 1960.
Historia e McCandles ka frymëzuar qindra njerëz që nga koha kur të vijnë dhe të shikojnë autobusin ku ai vdiq. Anëtarët e këshillit të qytetit të Denali Borough, në të cilin autobusi ndodhet teknikisht, kanë kërkuar që autobusi të hiqet me vite.
Në fillim të këtij viti, autoritetet lokale duhej të shpëtonin 5 turistë italianë nga zona përreth autobusit. Një turist nga Bjellorusia vdiq në zonë në vitin 2019.
Ka pasur të paktën 15 operacione të tjera të kërkimim-shpëtimit që nga viti 2009.
Ndërkohë, të enjten, një ekuipazh i Gardës Kombëtare të Alaskës përdori një helikopter Chinook për të ngritur autobusin dhe për larguar që aty.
Pritet që autoritete të përcaktojnë nëse duan ta vendosin atë diku tjetër.