Autobusi i Llapit u sulmua me gurë në Suharekë

06 mars 2022 | 17:54

Autobusi i klubi të Llapit është sulmuar sot në Suharekë, pas ndeshjes ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Autobusi i llapjanëve është sulmuar me gurë, teksa personi që bëri këtë veprim është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Zyrtarët e KF Llapit për Gazetën Express kanë konfirmuar se fatmirësisht nga ky incident nuk ka asnjë të lënduar. Ndryshe, ndeshja e zhvilluar sot në Suharekë u fitua minimalisht 1:0 nga vendasit.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 73-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, të dielën…