Autobusi më luksoz në botë
14 dhjetor 2017
| 10:39
Shumë shpejt, një autobus i pajisur me shtretër dhe ku do të shërbehen “smoothie” në bord, mund të lëvizë në rrugët e qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
Pasagjerët mund të flenë të pashqetësuar, duke mos pasur merak se humbasin stacionin, pasi do të ketë stjuardesë që do t’i zgjojnë pak para se të arrijnë në destinacion.