Autobusi me dhjetëra ukrainas del nga rruga në Itali

13 mars 2022 | 10:41

Një autobus me rreth 50 ukrainas doli nga rruga në Itali, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, thanë zjarrfikësit të dielën.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën midis Cesenës dhe Riminit, në bregun verilindor.

Fotografitë e postuara nga zjarrfikësit në “Twitter” tregojnë se autobusi ishte përmbysur, shkruan Reuters.

Operacionet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar, thanë zjarrfikësit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë bombarduar me 30 raketa bazën ushtarake ukrainase…