Autobusi me turistë nga Shqipëria aksidentohet në Itali, 16 të lënduar
20 korrik 2024
| 20:40
Një autobus me turistë nga Shqipëria, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor, pasditen e sotme në Catania, Itali.
Sipas medieve italiane nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por dyshohet se ka pasur një defekt me frenat.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se 16 persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht asnjëri nuk është në gjendje të rëndë.