Udhëtari Uka Halilaj, ka thënë për RTK-në, se sulmi me gurë ka ndodhur të hënën në orën 22:20 minuta dhe në atë moment të gjithë udhëtarët kanë qenë të tronditur.
“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, ka thënë ai.
Sipas tij Policia e Serbisë, kanë dalë në ngjarjes pas 15 minutave.
Ai bëri me dije se pastaj kanë vazhduar rrugën e relacionin për Austri.