Autobusi përfundon në rezervuar uji, 21 të vdekur

08 korrik 2020 | 13:36

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në një rezervuar uji . Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinë, ndërsa mjeti po udhëtonte në një urë në Anshun.

Sipas medieve, shumica e personave në autobus ishin studentë, të cilët duhet të bënin provimet kombëtare për hyrjen në universitet. Siç duket nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shoferi i autobusit humbet kontrollin dhe fillimisht përplaset me bordurën e urës dhe pastaj bie në rezervuar.

Shkaku i përplasjes është duke u hetuar nga autoritetet. Mes viktimave është edhe shoferi, i cili punonte në këtë linjë autobusësh që prej 1997-s./tvklan.al/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjolla Potoku nga Mitrovica është diagnostifikuar me një lloj të…