Autobusi përmbyset në rrugë, vdesin pesë pasagjerë në Turqi

07 janar 2023 | 10:10

Pesë persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku të shtunën herët në mëngjes në qytetin Dijarbakir të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, të cilët u dërguan në spitalet e qytetit pas ndihmës së parë në vendngjarje.

Sipas raportimeve, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, pasi ka rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24…