Autobusi që u rrokullis në Serbi ishte nisur për Graz

12 janar 2022 | 07:54

Një autobus me targa të Kosovës është rrokullisur në Serbi. Mediat serbe atje raportojnë për 17 të lënduar. Nga informacionet e deritanishme asnjë nga të lënduarit s’është në rrezik për jetë. Autobusi ishte nisur drejt Gracit.

Rreth orës 9:45, autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Tours” është rrotulluar në Krushevc të Serbisë. Sipas kompanisë, shkak i i rrokullisjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë.

Në këtë aksident, të lënduar mbetën 17 persona. Fatmirësisht, asnjë nga ta nuk është në rrezik për jetë, raportojnë mediat serbe.

Autobusi në targa të Kosovës ishte nisur nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë.

Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje dhe deri tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Krushevcit.

Pasagjerët që nuk pësuan lëndime vazhduan rrugëtimin e tyre me një autobus tjetër që u erdhi në ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Selvete Hoxha-Krasniqi. Për…