“AUTOCHTHONOUS” mbush 5 vjeç

14 tetor 2019 | 16:56

Si sot 5 vite më parë, më 14 tetor të vitit 2014, u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Arsyeja? Një dron me një flamur me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”, u shfaq në qiellin e Beogradit dhe u ul me ngadalë në fushë.

Një nga futbollistët serbë e kapi flamurin pa rënë në tokë dhe e tërhoqi, duke shkaktuar reagimin e futbollistëve të kombëtares, të cilët vrapuan menjëherë për t’ia rrëmbyer nga duart.

Ajo që vijoi ishte një përleshje mes lojtarëve, por edhe pushtim i fushës nga tifozët serbë, të cilët nisën të dhunonin fizikisht lojtarët shqiptarë. Arbitri anglez Martin Atkinson urdhëroi rinisjen e lojës pas disa minutash, por futbollistët e kombëtares sonë nuk ndiheshin të sigurtë dhe nuk pranuan të hynin në fushë.

/A2

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha,…