Automjete të KFOR-it nisen drejt Mitrovicës

13 qershor 2023 | 14:39

Një numër i automjeteve të KFOR-it janë nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Në dalje të Prishtinës janë parë disa automjete të misionit të NATO-s në Kosovë të cilat kanë marrë rrugën për atje.

Të martën gjatë një operacioni policor është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës në Zveçan.

Bëhet fjalë për Milun Milenkoviq – “Llune”, anëtar i “Mbrojtjes Civile”.

Pas arrestimit të tij në Mitrovicën e Veriut është lëshuar edhe alarmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që menjëherë dhe…